huligane-serb-640x427Familja Bajrami nga fshati Suharnë i Bujanocit është sulmuar nga një grup huliganësh serb. Siç bëjnë të ditur anëtarë të kësaj familje 11  huliganë serb kanë sulmuar familjen Bajrami me fyerje dhe kërcënime të rënda, duke i kanosur edhe me jetë, informon PreshevaJonë.

“Do t’ju kallim të gjithë shqiptarëve” ka qenë kërcënimi që vazhdimisht i është drejtuar familjarëve të cilët kanë përjetuar tmerrë të vërtetë dhe janë vetëmbrojtur, derisa ka mbërritur policia në vendin e ngjarjes.

Sipas familjarëve, serbët kanë hyrë në këtë familje, në pronën e tyre, duke demoluar çdo gjë që kanë gjetur përpara dhe duke terrorizuar familjarët.

Në një moment ka ndodhë edhe kacafytje mes familjes së Selami Bajramit, si kryetar i bashkësisë lokale të Zarbicës dhe grupit të huliganëve serb. Por policia, në vend që të ndërmarrë veprime arrestimi të huliganëve serb, ata kanë burgosur Fitim Bajramin, djalin e Selamiut, duke e dërguar në burgun e Vranjës.

Në bazë të deklaratave të familjarëve Bajrami, nuk është hera e parë, që  huliganët serbë nga Vranja e sulmojnë këtë familje dhe ata pak banorë, që jetojnë në brezin kufitar Kosovë – Serbi.

Mësohet se shkaktar i këtyre incidenteve merret pylltari nga Kompania  “Serbia Shuma”, i cili është një serb nga Kosova, me një disponim  antishqiptar, provokon banorët e Suharrnës dhe më gjerë me fjalët më vulgare dhe provokative: “Do t’u kallim gjithë shqiptarëve”, “Do t’u  shfarosin të gjithëve” e kështu me radhë.(INA)