a31-640x480Mehmet Latifi- INA

Në Pallatin e sportit “Markthalle” në Burgdorf u intonua Hymni shqiptar me rastin e paraqitjes së boksierit shqiptar nga Korita e Gostivarit, Sefer Seferi, në peshat e rënda-deri në 91 kg, në përballje me boksierin hungarez Laszlo Hubert, për titullin vacant WBF internacional (vacant World Boxing Federation Internacional cruiserweight title), njofton agjencia e lajmeve INA.

Sefer Seferi, nuk lejoi asnjë befasi të rastësishme, përkundër eksperiencës së kundërshtarit i cili që në raundin filloi me sulme të “frikshme”, por që nuk e zbrapsën Seferin por përkundrazi e nxitën për të sulmuar. Raundi i parë mund të quhet se ishte disi deri diku i ekuilibruar, me një epërsi të Sefer Seferit, i cili, me të filluar raundi i dytë, që në minutën e parë të raundit të dytë, Hubert u gjind në dysheme. Pas këtij “cknockdaëni”, pasoi një sulm i furishëm dhe i fuqishëm i Sefer Seferit, që përsëri e përplasi kundërshtarin në dysheme për të mos i dhënë mundësi të vazhdojë ndeshjen dhe me këtë shënoi fitore bindëse në raundin e dytë nga 12 raunde të parapara.

Me këtë fitore, Sefer Seferi u shpall fitues i titullit të kampionit botëror në versionin WBF International dhe në skedënne vet e shënoi fitoren e 21 prej të cilave 19 me KO, ndërsa kundërshtari i tij e “arkëtoi” edhe një humbje, kështu që nga 64 ndeshje prej të cilave ka shënuar 44 fitore (29 me KO), ka pësuar 19 humbje (18 me KO) dhe një barazim.

Ndërkaq, Erzen Rrustemi, boksieri shqiptar, nga Zhegra e Gjilanit-Kosovë,  i cili gjatë karierës së tij ka zhvilluar 10 ndeshje dhe ka shënuar po aq fitore, prej të cilave 8 me KO, duke u ngjitur në ring në peshat e rënda deri 91 kg, kësaj radhe u ngjit në ring si debutant në peshat super të rënda-+91 kg, kundër një boksieri latinoamerikan me shumë eksperiencë, i cili vinte nga  Buenos Airesi-Argjentinë, e ky 40 ishte vjeçari Ruben Angel Mino, i njohur në dhe rreth ringut  me nofkën “El Hombre de Piedra”, që gjatë karierës kishte  zhvilluar 34 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 31 fitore-të gjitha me KO dhe me këtë humbje tani  ka pësuar 4 të gjitha me KO.

Erzen Rrustemi, koshient se ka të bëjë me një kundërshtar të rrezikshëm, që në fillim të raundit të parë vendosi “regjimin” e tij të kontrollimit dhe të dominimit të ringut, edhe pse kundërshtari disa herë tentoi që me sulmet dhe goditjet e tija “croche” ta dezekuilibron Erzen Rrustemin dhe eventualisht të bëjë diçka më shumë. Erzen Rrustemi, shfrytëzoi perfomancat e tija, lartësinë e trupit dhe gjatësinë e durave për ta mbajtur në distancë dhe për ti mos dhënë shansë që “crochet” e kundërshtarit të vijnë në shprehjë.

Me të mbaruar raundi i parë, gjatë pushimit njëminutësh në këndfin e tij, Erzen Rrustemi në konsultim me sekundantët e tij në këndin e ringut dhe sapo filloi raundi i dytë nga 6 raunde sa ishte paraparë të zgjasë kjo ndeshje, e tundi kundërshtarin  me një seri guditjesh të kombinuara, për ti dhënë goditjen përfundimtare që e shtriu në dysheme boksierin argjentinas, për ti dhënë vetes edhe një fitore të pritur dhe të merituar. Goditja ishte aq e fuqishme sa që Ruben Angel Mino, pati nevojë edhe për ndihmën e mjekut për tu ngritur në këmbë  dhe për tu këndellur, por megjithate i paaftë për të vazhduar ndeshjen.

Në këtë mbrëmje gala të boksit profesionist në Burgdorf të Zvicrrës, në parameçet e zhvilluara, u paraqitën edhe dy shqiptar në “kickboks”dhe ate Valmir Perzhaku, i cili nuk arriti ta përfundojë ndeshjen, pas intervenimit të trainerit të tij Nuri Seferi i cili e dorëzoi ndeshjen për ta mbrojtur nxënësin e tij.

Në ndeshjen e dytë poashtu në kickboks, Sazan “Kimbo” Memedi, ngriti në këmbë spektatorët me fitore bindëse, që ishte uverturë për boks-meçet e Erzen Rrustemit dhe Sefer Seferit, që do të pasonin.

Vlen të theksohet se për këtë mbrëmje gala të boksit profesionist në Burgdorf, kishin ardhur: boksieri i peshave super të rënda Arnolld Gjergjaj, i cili është duke u pregatitur për ndeshjen me boksierin e mirënjohur David Hayes i dhe  shumë sportdashës shqiptar nga gati të gjitha qytetet e Zvicrrës por edhe nga Gjermani, Franca etj dhe sidomos familjarët dhe anëtarët e Shoqatës Atdhetare “Agim Ramadani”, që së bashku me spektatorët tjerë ishin mbështeje e fuqishme për sportistët shqiptar. (INA)

b5

b2