Një i vdekur dhe tre të plagosur. Është ky bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në aksin Levan- Fier. Një autobus me studentë është përplasur me një fugon mallrash.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë, ndërsa drejtuesi i fugonit ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë  tre studentët e plagosur janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

Studentët po shkonin për në qytetin bregdetar, pasi studionin në Universitetin e Vlorës. Nga hetimet e para dyshohet se shkak i aksidentit është bërë gjendja e mjeteve dhe lagështia në rrugë

rrr-1