ALI
Muhamed Ali, kampioni legjendar botëror i peshave të rënda, një nga sportistët më të njohur në botë, vdiq sot në një spital në qytetin Phoenix të Arizonës.
Ali vuante nga një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, komplikim ky qe i vinte nga sëmundja e Parkinsonit.

Lindur si Cassius Marcellus Clay, Ali u konvertua ne Islam, e me pas beri famë duke fituar medaljen e artë në vitin 1960 ne Olimpiadën Romës.
Pasi fitoi nofkën “i madhi”, Ali mundi bokserin Sonny Liston në vitin 1964 duke fituar titullin e tij të parë botëror, titull te cilin e fitoi edhe ne raste te tjera .
Ai përfundimisht doli në pension në vitin 1981, duke fituar 56 nga 61 meqet e tij. /MESAZHI/