Një person i panjohur mashkull me plagë në kokë, i qëlluar me armë zjarri, është gjetur sot në mëngjes në korridoret e një ndërtese që ndodhet në bulevardin “Revolucioni i tetorit” në Kumanovë, konfirmoi MPB.

MPB tha se rasti në SPB Kumanovë është raportuar më 7:35. Në vendngjarje është duke u kryer inspektim nga ekipi i krim-teknikës nga Ministria e Brendshme, Prokuroria Publike dhe Mjekësia Ligjore.