njesitet
Seanca për lëndën “Lagja e trimave” i ktheu njësitë speciale të policisë në rrugët e Shkupit. Ndërtesa e Gjykatës së Lartë ku sot duhet mbajtur seanca e parë e hapur për opinionin në tërësi është e rrethuar nga specialistët e policisë, transmeton TetovaSot.

Policët të armatosur deri në dhëmbë mund që të vërehen nga burgu i hetimit e deri te gjykata.

Gjykimi do të vazhdoje në sallën e madhe në Gjykatën e Lartë me procedurë dëshmuese.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Sami Ukshini, Komandant Sokoli i cili sot edhe ditëve të kaluara e dridhi Shkupin. Në krahasim me të, Xhezair Shaqiri, ose i njohur ndryshe si Komandant Hoxha gjatë këtyre ditëve është duke e dridhur Facebookun me komentet e tij./TetovaSot/