Grupi rinor ”Zgjohu” , sot më datë 01.10.2016 realizoi aktivitetin e ardhshëm publik, ligjeratë me temë: Nga njohja e vetvetes, drejt sukseseve kulmore, e përgaditur nga Kujtesa Xheladini- studente e filozofisë. Fillimisht, fjalë përshëndetëse mori kryetari i grupit ”Zgjohu” Arif Limani, ku përçoi mesazhin se ne si të rinjë na duhet ndryshimi rrënjësorë i aktualitetit , në mënyrë që ti kthehemi gjësë më të vlefshme që e kemi Leximit, si dhe të gjitha aktiviteteve tjera edukative, nëse synojmë një rini sa më të shëndoshë. Pastaj pasoi pjesa ku panelistja Kujtesa Xheladini me anë të prezantimit vijoi shtjellimin e temës në fjalë. Njëkohësisht të gjithëve të pranishmive i’u nda një pyetësorë i ashtuquajtur pyetësori MBTI , i cili konsiderohet si një ndër instrumentet më të besuara psikometrike dhe me përdorim mjaft të gjërë global për vlersimin e karakterisitikave të personalitetit dhe gjithsecili u percaktua se në cilin tip te personalitetit bën pjesë. Pjesa e fundit i takoi publikut ku kishin mundësi të parashtronin pyetje të ndryshme.