foto3
Hetimet për vrasjen e vogëlushit katërvjeçar Almir Aliu nga Kumanova pritet të përfundojnë brenda kësaj jave. Për marrjes së dëshmive nga dy dëshmitarët e fundit më 7 dhe 10 tetor, pritet të fillojë edhe procesi gjyqësor për këtë rast. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç sqaroi se deri tani për këtë vrasje, prokurori ka marrë dëshmi vetëm nga familjarët e vogëlushit të ndjerë dhe të akuzuarit kryesor për vrasjen Boban Iliç.

“Kërkojmë që sa më shpejtë të përfundoj faza hetimore që të fillojë procesi gjyqësor dhe sa më shpejt fajtori të merr dënimin e merituar. Pas të kryhet hetimi me të gjithë materialet e grumbulluara, ekspertizat dhe me dëgjimin e dëshmitarëve, unë dhe familja do të kërkojmë që sa më shpjet të ngrihet akt akuza”, tha Asamir Alispahiç, avokat.

Pala mbrojtëse do të kërkojë dëmin maksimal për të akuzuarin kryesor Boban Iliç për vrasjen e Almir Aliut, i cili u shtyp për vdekje pas një zënke banale mes babait të tij dhe të dyshuarit kryesor për vrasjen.