sopiti
Menjëherë pasi ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve nuk arriti të kalojë në Kuvend, kanë reaguar familjarët e të akuzuarve për rastin e Sopotit.

“A thua akoma ka shqiptarë që u pengon zbardha e rastit të Sopotit, kur të gjithë jemi dëshmitarë se si bëhet pazarllëku përmes telefonit që të dënohen vetëm sepse jemi shqiptarë. Bomba e 25-të tregon pafajësinë e sopotasve. Turp për ata që nuk e votuan ligjin për dëshmitar të mbrojtur”, thuhet në reagimin e familjarëve të të akuzuarve për rastin e Sopotit, raporton SHENJA.