Familjarët  e Rexhail Qerimit, ish – ushtarit të UÇK-së, i cili është burgosur me burg të përjetshëm, që akuzohet për rastin i cili ndodhi vite më parë në Fakultetin Matematikor në Shkup, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi nga institucionet e Maqedonisë.

Vëllai i tij, Jetulla Qerimi thotë për agjencinë e lajmeve INA se të gjitha ministrat e drejtësisë nga radhët e BDI-së nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për lirim e Rexhailit, i cili sikur se në rastet Sopoti dhe Monstra u dënuar me dëshmitar të mbrojtur, në një proces të montuar gjyqësor.

Ai tregon se, presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov nuk e ka përfillur kërkesën e ministrit të drejtësisë Valdet Xhaferi për heqjen e dënimin të përjeshtshëm vëllaut të tij.

“Ministri i drejtësisë përmes një letre me shkrim kërkoi nga presidentit Ivanov që Rexhailit ti hiqet dënimi i përjetshëm, në mungesë të fakteve dhe dëshmive. Mirëpo në këtë rast i u tregua i pafuqishëm dhe pa përfillshëm nga presidenti i vendit. Letra e tij, sigurisht ka përfunduar diku në shportë, për faktin se në listën e të falurve nuk figuronte emri i vëllait”, tregon Jetulla Qerimi për agjencinë e lajmeve INA.

Ai gjithashtu është takuar edhe me përfaqësues tjerë të pushtetit, të cilët cuditëreisht i kanë kërkuar që të shkoj dhe të kërkoj ndihmë tek funksionarët e PDSH-së, pranë Presidencës së vendit.

Familjarët e të burgosurit Rexhail Qerimi kërkojnë nga mediat shqiptare që përskaj rasteve të montuara Monostra dhe Sopoti të sensibilizohet edhe rasti i Rexhail Qerimit.

Si u montua Rasti 

“E dënuan pa asnjë fakt. Dëshmia e vetme ishte një dëshmitarë i fshehur, i cili nuk e ka njohur Rexhailin në foto albumin e prezantuar nga policia. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se vëllau im është pa flokë dhe pa mjekërr, ndërkohë që vëllai kishte një mjekërr të shkurtër dhe po ashtu flokë të shkurtra”, shprehet Jetullai.

Ai habitet edhe me faktin se kamerat e  vendosura afër vedit të ngjarjes kanë incizuar situatën e plotë, ndërsa mungon video incizimi i pastër.

“Thuhet se ngjarja ka ndodhur në pikë të ditës, gjegjësisht në ora 11:35. Absurdi qëndron se video incizimi ka dalë i errët. Si është e mundur kjo? Kur ministrja e punëve të Brendshme deklaroi në Parlament se posedon materiale të incizuara nga kamerat e sigurisë, si fakte të pa mohuara (Shiko Doc1, përgjigjen e ministres Gordana Jankullovska para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë). Ku mbeti video materiali i pastër që vërteton se vëllai im nuk është përfshirë në këtë vepër”, shprehet ai për agjencinë e lajmeve INA.

Gjithashtu sipas tij, “në ditën e vrasjes janë gjuajtur 80 plumba, ndërsa pas ekzaminimeve në duartë e vëllaut tim nuk është hasur erë baruti dhe gjurmë tjera”.

“Montimi është i pastër. Katër orë pas vrasjes ata e morën vëllain, realizuan ADN dhe pastaj e montuan në veturën prej të cilës supozohet se është kryer vrasja. Për rastin në fjalë janë larguar pesë apo gjashtë gjykatës, për faktin se nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij manipulimi, këtë e dinë të gjithë. Pastaj 5 apo 6 dëshmitar të vëllaut tim i ka pranuar Gjykata, të cilët pohojnë se prej orës 11 deri pas mesditës, Rexhali ju ka shërbier caj në lokalin e tij në fshatin Opajë të Kumanovës”, thekson Jetulla Qerimi.

Ai vazhdon rrëfimin e tij për agjencinë e lajmeve INA, duke dëshmuar se policia ka marr 20 telefona nga familjarët dhe miqt e tij, dhe nuk ka arritur ta gjej asnjë fakt të vetëm, për ta përfshirë në ngjarje.

Jetullai, gjithashtu kërkon nga Prokurorja Speciale që ti merr përgjimet në kohën kur ka ndodhur vrasja, për ta zbuluar se si ka ndodhur montimi.

doc4-300x169

Ali Ahmeti më gënjeu, premtoi dhe nuk bëri asgjë

Lidhur me këtë rastë revolta e tij më e madhe shprehet ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili vite më parë i ka premtuar se do ta zbardh këtë rastë, dhe nuk ka ndërrmar asgjë.

“Ali Ahmeti gjatë një vizite në Likovë, ku po bëhej inaugurimi i një shkolle më premtoi se do ta zbardh këtë rastë. Ai më tha: Sot është e premte, të hënën do të blidhet një komision për ta trajtuar burgosjes e Rexhailit. Të pranishëm në dhomë ishin edhe Fazli Veliu, Sadulla Duraku dhe shumë përfaqësues tjerë të BDI-së. Ahmeti më gënjeu në sy, ai kurr nuk ndërrmori asgjë për zbardhjen e këtij rasti”, shprehet Jetullai për agjencinë e lajmeve INA.

doc2

Ai rrëfen edhe takimin me Musa Xhaferrin, dhe me shumë deputetë tjerë të BDI-së të cilët e kanë gënjyer sa ka mundur, duke i kërkuar që në prag të zgjedhjeve të mos i dëmtoj familja e tij, me akuzat për montimin e vëllaut.

Tregon edhe letrën që i ka dërguar zëvendës kryetares së Parlamentit, Suzana Saliu dhe nuk ka marr kurr përgjigje.
doc3

“Pa fije turpi më kanë gënjyer. Disa e kanë pranuar se nuk i pyet fare Nikolla Gruevski për këto cështje. Unë habitem pse rrinë në kolltuqe nuk kanë forcë dhe dije për ti përfaqësuar shqiptarët. E dhe sa ministra duhet të zëvendësohet për tu zbardhur një rast i vetëm i shqiptarëve të pa fajshëm që po dergjen burgjeve të Maqedonisë”, thekon familjari i të burgosurit. (M.P./ILIRIA NEWS AGENCY – INA)